Kuaj në vallëzim, arinj polarë duke u përkëdhelur dhe sy gjigandë insektesh të frikshme, ishin disa nga finalistët e kompeticionit të njohur të fotografive të natyrës MUSE 2021.
Garimi ishte i hapur si për fotografët profesionistë dhe ata amatorë, e përfshinte shumë kategori si ajo bardhë e zi, foto të natyrës, njerëz e arkitekturë.
Pjesëmarrësit nga 50 vende të ndryshme, dorëzuan 1,872 imazhe për vetëm pak prej tyre morën çmime.
Fotografja Camille Briottet foli për foton e saj të kuajve të egër që luftonin në Francë.
“Doja t’i bëja homazh këtyre kuajve të vegjël të mrekullueshëm, në rajonin dhe mjedisin e tyre. Për fat të keq ata janë gjithnjë e më pak, të rritur vetëm nga dashamirës të racës.”
Ndërsa Dorotha Senechal kapi imazhin e adhurueshëm të familjes së arinjve polarë që përkëdheleshin në dëborë.
Nëna sapo kishte dalë me këlyshët e saj nga strofka, duke sfiduar temperaturat prej rreth -50 gradë.
Një tjetër imazh mahnitës është ai i insekteve nga Irina Petrova që tregon detaje të syve të tyre.
Andrea Izzotti gjithashtu korri sukses me foton e tij të fokës lozonjare që mban yll deti në gojë, e cila fitoi çmimin e platinit në kategorinë e natyrës nënujore.
Ajo tha: “Duke u zhytur në ujë në detin Cortez të Meksikës, m’u afrua një luan e vogël deti që më solli një yll e më ftoi të luaja me të”.
Top Channel