Fqinji qëllon për vdekje çiftin që akuzonte se infektuan familjen e tij me Covid-19 (fotot)

19/08/2021 16:52

Një çift në Brazil raportohet se janë qëlluar për vdekje nga një fqinji i tyre, i cili i fajësonte se kishin infektuar familjen e tij me koronavirus, tha sot policia vendase.

40 vjeçari Flanklaber Silva dhe gruaja e tij 37 vjeçare Marília Silva vdiqën të dy në qytetin e  Goiás pas asaj që përshkruhej si një akt absurd hakmarrjeje.

I dyshuari i masakrës, i cili nuk është identifikuar nga autoritetet, raportohet se kishte humbur të atin dhe vëllanë nga sëmundja e Covid-19.

Mediat vendase thonin se ai ishte afruar tek çifti kur ata po punonin në garazhin e tyre të madh, para se të qëllonte rreth 20 herë dhe më pas të largohej nga skena.

Ai raportohet se kishte qëlluar në kokë Flanklaber dhe Marília.

Flanklaber kishte vdekur në vend, ndërsa Marília ishte dërguar në spital por dhe ajo nuk i mbijetoi plagëve.

Djali i çiftit Flanklaber Silva Junior, 21 vjeç, gjithashtu ishte qëlluar duke pësuar një frakturë në këmbë.

Vrasësi ishte kapur më vonë dhe u arrestua nga policia mëngjesin e të mërkurës.

Policia tha se po heton incidenin e bazuar në hakmarrje. Vrasësi i dyshuar kishte kërcënuar me vdekje më herët çiftin në mënyrë të pabazë, se kishin infektuar familjen e tij me Covid-19.

Zhvillimi vjen teksa Brazili përpiqet të rekuperohet nga efektet e pandemisë e cila raportohet se ka vrarë atje më shumë se 500,000 njerëz.

FOTO GALERI
1/4
40 vjeçari Flanklaber Silva dhe gruaja e tij 37 vjeçare Marília Silva vdiqën të dy në qytetin e Goiás nga një akt absurd hakmarrjeje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA