Arrestohet burri që tentoi të shkonte me not nga Malajzia drejt Mekës në Arabinë Saudite (fotot)

19/08/2021 17:57
Qyteti i Mekës

Mediat në Arabinë Saudite thanë se është arrestuar një burrë tentoi të notonte nga Malajzia drejt qytetit të shenjtë të Mekës.

I ndaluari 28-vjeçar kishte hynë në det në brigjet e qytetit të Tanjung ne Indonezi, dhe ishte gjetur në ujë kur policia mori raportime për incidentin.

Ai gjendet aktualisht ne repartin psikiatrik per vleresime.

Siç rezultoi më pas, i njëjti person kishte tentuar të kalonte detin me not drejt Seberang Prai “pasi nuk kishte arritur të merrte leje për të dalë nga qyteti, për të takuar një mik”, raportonte rrjeti arab New Straits Times.

“Hetimet paraprake tregojnë se kemi të bëjmë me të njëjtin person. Kësaj here ai tha se dëshironte të arrinte në qytetin e shenjtë musliman të Mekës”, tha zyrtari i policisë malajziane Soffian Santong.

“I dyshuari është dërguar për trajtim në spitalin e Penang si dhe për një kontroll psikologjik. Ai ndodhet tashmë në repartin psikiatrik Jalan Perak.”

Hetimet zbuluan se burri nuk ishte i droguar dhe nuk ishte e qartë arsyeja për udhëtimin e tij drejt Mekës.

Malajzia është 4455 milje detare larg Arabisë Saudite.

FOTO GALERI
1/3
Personi i paidentifikuar tentoi të notonte nga Malajzia drejt qytetit të shenjtë të Mekës.

Top Channel