Talebanë paqësorë? Boris Johnson: Do ta shohim shumë shpejt

18/08/2021 14:52

Kryeministri britanik, Boris Johnson, deklaroi para Parlamentit se bota po pret të shohë nëse veprat e talibanëve përputhen me fjalët e tyre, pasi militantët janë zotuar se nuk do të hakmerren ndaj kundërshtarëve dhe do të respektojnë të drejtat e grave, përmes një regjimi “ndryshe” nga ai i dy dekadave më parë.

“Ne do ta gjykojmë këtë regjim duke u bazuar në zgjedhjet që bën dhe nga veprimet, e jo nga fjalët, do ta gjykojmë nga qëndrimi ndaj terrorizmit, krimeve, narkotikëve dhe qasjes humanitare, si dhe për të drejtat e vajzave që të edukohen”.

Johnson shtoi se Qeveria britanike ka evakuuar më shumë se 2,000 afganë nga Afganistani prej kur talibanët kanë fituar kontrollin e Kabulit më 15 gusht. Ai theksoi se zyrtarët do të punojnë për të bashkuar komunitetin ndërkombëtar që të ketë plan për t’u përballur me militantët.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, me herët i paralajmëroi talibanët se aleanca nuk do të lejojë që Afganistani të bëhet strehë për terrorizmin, ndërsa militantët vetë zotohen për momentin se toka e tyre nuk do të përdoret prej askujt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA