‘Shoqja e letrave’ e të burgosurit martohet me të dhe zhvendoset në SHBA pranë burgut (fotot)

18/08/2021 16:14

Një grua që nisi të shkëmbente korrespondencë me një të burgosur gjatë izolimit të pandemisë, nuk e besonte kurrë se do të përfundonte e martuar me të.

27 vjeçarja Naomi, nga Manchester në Britani, pranoi të bëhej “mikeshë pene” e një të burgosuri gjatë një kursi konsulence që me pas u ndërpre nga pandemia, dhe prej qershorit 2020, nisi t’i shkruante një burri nga Michigan.

Burri në fjalë ishte 31 vjeçari Victor Oquendo, i cili ka kryer tashmë 11 vjet nga denimi me 24-vjet për vrasje të dyfishtë.

Tashmë një vit pas nisjes së korrespondencës, dyshja janë martuar dhe Naomi shpërndan të dhënat e lidhjes së tyre në llogarinë e saj në rrjetin TikTok.

Në informacionet e saj përfshihen copëza bisedash telefonike apo pamje nga mesazhet e tyre.

Megjithse Naomi nuk ka treguar ende sesi çifti arritën të martoheshin, ajo tregon plot aspekte të marrëdhënies së tyre, siç është dhe fakti që e reja do të vendoset në SHBA për të qenë më pranë burrit të saj.

Naomi pyetet rregullisht nga ndjekësit e saj sesi Victor përfundoi në burg, dhe gruaja i tregon për akuzat.

“Victor është rritur nga autoritetet sociale dhe është abuzuar nga familjet që pretendonin ta adoptonin. Shumicën e fëmijërisë e ka kaluar duke fjetur në stola parku apo shtëpi të braktisura”.

Ajo shpjegon se më vonë ai u kthye në një shpërndarës drogash.

“Në moshën 18 vjeçare teksa po bënte një shitje drogash, pesë të rritur hapën zjarr ndaj tij. Ai ua ktheu zjarrin dhe kështu ndodhën dy vrasjet,” shkruan Naomi.

Tani Naomi po shpërndan një peticion ku kërkon falje për dënimin e Victor.

“Besoj se Victor duhet të marrë faljen, sepse rasti i tij është i padrejtë dhe është tashmë një burrë i rritur që ka mësuar nga gabimet e tij”.

Naomi ka zgjeruar numrin e ndjekësve të saj në rreth 100 000 dhe shumica mbështesin lidhjen e saj me vrasësin.

Shumë prej ndjekësve janë kuriozë dhe e pyesin rregullisht për mbarëvajtjen e marrëdhënies së tyre.

FOTO GALERI
1/6
Britanikja qe u martua me vrasesin e dyfishte amerikan ne burg

Top Channel