Shkodra, e dyta për infektimet/ Numrin më të lartë të rasteve të reja pas Tiranës
17/08/2021 15:27
Prej disa ditësh, pas Tiranës, Shkodra renditet i dyti me numrin më të lartë të të infektuarve. Mbi 440 persona rezultojnë pozitiv dhe ky trend po vijon në rritje.
Mes tyre ka edhe të infektuar me variantin Delta, por lajmi i mirë është se pjesa me e madhe po e kalojnë pa simptoma të rënda.
Rritja e numrit të të infektuarve është shoqëruar edhe me një interes më të lartë për tu vaksinuar. Tashmë vaksinën po e kërkojnë edhe të rinjtë.
Deri më tani në të gjithë qarkun e Shkodrës, në 5 bashki, të vaksinuar janë mbi 80 mijë persona.
Top Channel