Rama publikon pamjet nga kantieri i qytezës së re të Thumanës: Janë ndërtuar 278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale!

17/08/2021 08:31

Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamjet nga kantieri i qytezës së re të Thumanës, e cila u shkatërrua pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Përmes një shënimi në facebook, Rama njofton se në të janë ndërtuar 14 pallate, me gjithsej 278 apartamente, 155 banesa individuale si dhe pjesa tjetër e infrastrukturës me të gjitha fasilitetet e nevojshme.

“MIRËMËNGJES

dhe me kantierin e qytezës së re të Thumanës, ju uroj një ditë të mbarë

***278 apartamente në 14 pallate, 155 banesa individuale, infrastrukturë moderne, shëtitore, terrene sportive, hapësira të gjelbërta, shkolla e kopshti “Ramazan Jangozi”, dhe qendër komunitare në shërbim të banorëve”, shkruan Rama.

Top Channel