Rama dhe Vuçiç “letër” BE-së për pranim në tregun “Schengen”, dy liderët propozojnë një ide të re për integrimin Qyteti Studenti duket se do të shërbejë si një nga vendqëndrimet për një pjesë të madhe të afganëve që do të mbërrijnë së shpejti në Shqipëri.
Bashkia e Tiranës po zhvillon përgatitjet e nevojshme për të kthyer në funksion të strehimit të tyre një pjesë të godinave të Qytetit Studenti.
Ky është edhe skenari më i mundshëm që mund të zbatojë qeveria për këtë operacion humanitar, edhe pse ende nuk ka detaje se cilat do të jenë godinat ku do të vendosen të huajt dhe familjarët e tyre.
Qëndrimi i tyre në Shqipëri do të jetë i përkohshëm, deri në pajisjen e tyre me vizë amerikane ku më pas do të lëvizin në drejtim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës që do të jetë edhe destinacioni filan i tyre.
Ende autoritetet nuk kanë dhënë një shifër të saktë se sa është numri i personave që do të mbërrijnë në vend, megjithatë flitet për një shifër në rreth 2 mijë afganë.
Veç Qytetit Studenti, një tjetër skenar përfshin edhe strehimin e një pjesë të tyre në disa hotele në qytetin bregdetar të Durrësit, edhe pse kapacitetet e strukturave akomoduese janë më të kufizuara për shkak të fluksit të turistëve.
Sot pritet që të mbërrijë në Tiranë edhe avion me afganët e parë të larguar nga vendi i tyre pas pushtimit nga talebanët.
Top Channel