Sokol Çikalleshi u ka fituar zemrat tifozëve të Konyaspor dhe këtë nuk e ka bërë vetëm me golin e djeshëm kundër Sivaspor, që i dha tre pikët në transfertë skuadrës së tij.
Sulmuesi i kombëtares shqiptare ka befasuar të gjtihë tifozët e skuadrës së tij duke folur edhe turqisht pas ndeshjes e mes të tjerave deklaroi: “Këtë herë nuk dua një përkthyes”.
Do të flas turqisht këtë hjerë, fituam ndaj një kundërshtari të fortë si Sivaspori, i cili është një ekip shumë i fortë. Fituam me golin që shënova unë, pro e gjithë skuadra dha gjithcka në fushë. Jam shumë i lumtur që shënova golin e fitores,” – mbylli deklaratën e tij sulmeusi kavajas.
FIU
Sulejman Starova nuk do të jetë pjesë e Teutës në vazhdim. Klubi durrsak ka dalë me komunikatë dhe ka zyrtarizuar “divorcin”
“Sulejman Starovës i dëshirojmë shumë suksese në vazhdimësi të karrierës! Pas një periudhe 1 vjeçare të bashkëpunimit, klubi dhe drejtori teknik kanë ndarë rrugët.
KF Teuta me këtë rast falënderon Bobin për kontributin e dhënë në klubin blu, duke i uruar gjithë të mirat në të ardhmen”, njofton klubi durrsak.
Starova u bashkua me Teutën pas një eksperience si trajner te Laçi, ndërkohë që në të shkuarën ka qenë edhe trajner te “Djemtë e detit”.
Top Channel