Afrikë, shkon mbi 184 mijë numri i viktimave nga COVID-19

17/08/2021 01:50

Në kontinentin e Afrikës ka shkuar në mbi 184 mijë numri i viktimave nga koronavirusi i ri (COVID-19).

Sipas “Worldometer”, e cila përpilon informacionet më të fundit mbi pandeminë, numri i rasteve me COVID-19 në gjithë kontinentin është rritur në 7.331.329, numri i viktimave në 184.062 ndërsa numri i të shëruarve në 6.434.678.

Shifra më e madhe e rasteve në kontinent është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Marok, Tunizi, Egjipt dhe Etiopi. Ndërkohë, shifra më e lartë e vdekjeve nga virusi është regjistruar në Republikën e Afrikës së Jugut, Tunizi dhe Egjipt.

Top Channel