FOTO/ Vapa ekstreme në Britani, Mbreti Charles freskohet me ventilator gjatë një eventi në St James’s Palace Jemi në muajin më të nxehtë të vitit, kur pushues vendas dhe të huaj zgjedhin jugun për të kaluar këto ditë ‘përvëluese’.
Edhe Kryeministri i vendit, Edi Rama ka zgjedhur pikërisht fshatin e mrekullueshëm të Vunosë për të shijuar pushimet me familjarë dhe të afërm.
Kreu i qeverisë është filmuar në një prej kafeve më të famshme të këtij fshati turistik, teksa shihet nën shoqërinë e bashkëshortes dhe të afërmve të tij.
Ajo çka nuk mund të kalohet pa u vënë re është trafiku i rënduar në këtë aks rrugor, Dhërmi-Himarë.
Radhën kilometrike të automjeteve mund ta shihni edhe në pamjet e siguruara nga Top Channel.
Pritet që ky trafik do të jetë deri në fund të muajit gusht ku dhe nisin të ikin pushuesit e parë nga Vlora.
Top Channel