Hyrja e trupave talebane ka shkaktuar panik dhe moment kaosi në Kabul ku afganët kanë nxituar të largohen sa më parë nga vendi.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar imazhet që tregojnë dyndjen e personave në aeroportin e Kabulit, të kapura nga fotot me dron janë tronditëse. Pikat e vogla tregojnë numrin e njerëzve që janë mbledhur për të larguar me avionët luftarak.
Ditën e sotme janë shënuar edhe skena të frikshme të njerëzve që binin nga avionët pas ngjitjes në ajër,ndërsa deri tani raportohet për 5 viktima.
Trupat amerikane janë ende duke punuar për të rivendosur sigurinë pas shkeljeve në anën civile të aeroportit të Kabulit, tha zëdhënësi i Pentagonit John Kirby ditën e sotme.
Aktualisht janë 2,500 trupa amerikane në aeroport, me 500 shtesë që mbërrijnë në orët e ardhshme, sipas BBC.
Top Channel