Gropat e plehut organik të jashtëqitjes së kafshëve, lëshojnë gaze toksike që mund të mbysin shpejt qeniet e gjalla.
Tre burra në Ohio të SHBA kanë gjetur javës që shkoi vdekjen pasi hynë në gropën e plehut për të shpëtuar të parin që ra brenda, por tragjikisht humbën shpejt ndjenjat nga gazet e forta të lëshuara.
Viktimat ishin vëllezër dhe po tentonin të riparonin pompën e plehut, raportonte rrjeti lokal KDKA. Por ata humbën ndjenjat dhe u bllokuan brenda gropës. Shërbimet e emergjencës i kishin gjetur ata disa orë më vonë, por të tre kishin vdekur në spital po atë ditë.
Gropat e plehut organik përdoren për depozitimin e jashtëqitjes së kafshëve, të cilat më pas përdoren si fertilizues në bujqësi. Por ato prodhojnë gaze të forta toksike që mund të jenë vrasëse.
Gjatë dekompozimti të tij, plehu organik prodhon sulfid hidrogjeni, gaz metan, amoniak dhe dyoksid karboni, të cilët janë të rrezikshëm për njerëzit e kafshët.
Më i rrezikshëm është sulfidi i hidrogjenit, i cili në nivele të ulëta ka erën e vezës së prishur dhe shkakton irritim të syve dhe fytit. Por me rritjen e përqendrimit ai mund të paralizojë qelizat nervore të hundës, duke bërë që njeriu në kontakt me të, te mos mudn të dallojë më helmimin.
Kur plehu organik i gropës trazohet, sulfidi i hidrogjenit shtohet shpejt në përqendrim dhe shkakton humbjen e ndjenjave te njeriu.
Prandaj njerëzit që duhet të punojnë pranë këtyre gropave, duhet të marrin masat e nevojshme të sigurisë, siç është testimi i niveleve të gazit apo mbajtja e aparateve të frymëmarrjes dhe lidhja me litarë sigurie.
“Gjithmonë trajtoni gropat e plehut organik si gracka vdekjeje,” thuhet në udhëzimet e zyrtarëve për raste te tilla.
Top Channel