Më shumë se 75 vjet pas zhdukjes së tyre, rreth 6,000 faqe të papublikuara të shkrimtarit të njohur polemizues francez Louis-Ferdinand Céline janë shfaqur së fundmi. Zbulimi i ka dhënë më shumë zjarr betejës ligjore mes trashëgimtarëve të tij, të cilët kishin mbajtur fshehtësisht edhe shkrime të tjera të papublikuara te shkrimtarit te famshem francez.
Louis-Ferdinand Céline, vdiq në 1961 ndërsa e veja e tij Lucette Destouches vdiq në 2019.
Ekzistenca e dokumenteve u bë publike javën e kaluar nga e përditshmja vendase Le Monde. Ato ishin mbajtur për 15 vjet nga Jean-Pierre Thibaudat (emri i penës), kritiku i dramës dhe ish gazetar i ‘Liberation’, i cili thotë se i janë dorëzuar nga një lexues i tij, identitetin e të cilit u e zbulon.
“Céline i jepte shumë rëndësi këtyre dorëshkrimeve”, kujton shkrimtari francez Antoine Gallimard për rrjetin AFP.
Autori përçante kritikët me stilin pesimist dhe gjuhën e veçantë letrare, të stilit të klasës punëtore. Celine njihet ndryshe si “James Joyce” i Francës. Ai njihej gjithashtu për pikëpamje të forta antisemite në një seri veprash polemizuese, ku favorizonte aleancën e Francës me Gjermaninë pushtuese gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Ai shprehte vazhdimisht ndjenjat e tij anti-hebreje, dhe pas luftës u vendos në ekzil në Gjermani e Danimarkë, derisa sa iu dha falja nga Franca ne vitin 1951. Ai vazhdoi më tej karrierën në Francë si doktor dhe shkrimtar dhe konsiderohet si një nga novelistët më të mëdhenj të vendit.
Top Channel