Ministrja Kushi i dorëzon Gjerdanin e Artë Ferit Ketës: Krenare për talentet e reja shqiptare

15/08/2021 16:23

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Evis Kushi ka marrë pjesë në eventin e madh ndërkombëtar sportiv “Duel në Themel”, të organizuar nga vëllezërit Keta dhe Bashkia Rrogozhinë në një atmosferë fantastike në Kalanë e Bashtovës.

Në një status në rrjete sociale Ministrja Kushi shprehet se sporti bashkon popujt e njerëzit, si dhe nxit paqen, e solidaritetin, por ka edhe fuqinë të ngrejë lart emrin dhe flamurin e një kombi.

“Krenare për Ferit Ketën, i cili fitoi gjerdanin e artë botëror në IKBF ndaj holandezit Blokland, duke frymëzuar talentet e reja shqiptare, e duke provuar se me vullnet, sakrificë, e sidomos duke ruajtur vlerat më të mira njerëzore, mund të ngjitesh lart në majat e suksesit” – shkruan Ministrja Kushi.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel