Teuta zyrtarizon rinovimin e kontratës me Emiliano Vilën

14/08/2021 21:46

Ditë me zhvillime të rëndësishme te Teuta. Fillimisht klubi durrsak, njoftoi “divorcin” me portierin Stivi Frashëri, që pritet të nisë një përvojë të re në kampionatin Kosovar, më pas zyrtarizoi afrimin e sulmuesit anësor holandez, Arsenio Valpoort, 29-vjeçarit me origjinë nga Surinami, ka një karrierë mjaft të pasur, pasi ka luajtur me klube si Herenveen, Zwolle, Ferencvaros, Walvijk, etj., ndërsa së fundi ishte pjesë e qipriotëve të Ermis Aradippou.

Në orët e mbrëmjes vjen njoftimi tjetër, ai i rinovimit të kontratës së Emiliano Vilës:

“Klubi i futbollit Teuta njofton vazhdimësinë e kontratës me mesfushorin Emiliano Vila. Pas një viti të suksesshëm me fanellën blu, lojtari dhe presidenca kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe kanë vendosur të zgjasin bashkëpunimin mes tyre edhe për një sezon.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA