Sërish përmbytje masive në Kinë, 21 të vdekur

14/08/2021 02:44

Kina qendrore është përfshirë nga reshje të dendura shiu duke shkaktuar përmbytje masive. Sipas medieve nga përmbytjet kanë humbur jetën 21 persona dhe 4 të tjetër janë të zhdukur.

Autoritetet njoftuan se përmbytjet kanë ndodhur në rrethin Liulin të provincës Hubei. Sipas autoriteteve, të paktën 8 mijë persona janë prekur nga përmbytjet. Një numër i madh i zjarrfikësve, policisë dhe ushtarëve janë dërguar në zonat e prekura nga përmbytjet dhe shirat.

Ndryshe, mbi 300 njerëz humbën jetën në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur që përfshinë provincën kineze Henan që nga mesi i korrikut.

Top Channel