23/12 13:23
Lille, kampionia në fuqi e Francës, merr një “shuplakë” të fortë nga Nice në javën e dytë të Ligue 1, duke u mposhtur thellë 0-4.
Skuadra e drejtuar nga Gourvennec dha një shfaqje të shëmtuar në “Stade Pierre-Mauroy”, ku tifozët vendës arritën deri atë sa të duartrokitnin lojtarët miq për lojën e zhvilluar. Sigurisht që këto duartrokitje ishin veçanërisht për trajnerin e Nice, Christophe Galtier, që ishte arkitekti i Lilles kampione.
Spikati në këtë ndeshje danezi Dolberg, ish-futbollist i Ajaxit të Amsterdamit, i cili hapi (1’) dhe mbylli (63’) serinë e golave të Nice, ndërsa dy golat e tjerë, atë të rezultateve të përkohshme 2-0 dhe 3-0 u realizuan nga Boudaoui (5’) dhe Gouiri (45+3’).
Top Channel