Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Thumanë në Krujë mesditën e sotme.

Një djalë i ri, vetëm 25-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet të ketë rënë nga kati i tretë i banesës së tij.

“Më datë 14.08.2021, rreth orës 12:15, në fshatin Thumanë, Krujë, dyshohet se ka rënë nga kati i 3-të i banesës së tij shtetasi K. Ç., 25 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë gjatë transportimit të tij për në spital”, thuhet në njoftimin  e policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA