Arrestohen 2 drejtues mjetesh në Lezhë/ Procedohet penalisht 46-vjeçari që zuri hapësirën publike në plazh

14/08/2021 09:46

Dy drejtues mjetesh janë arrestuar nga policia e Lezhës ndërsa një person tjetër është proceduar penalisht për zënie të hapësirës publike (plazh), me çadra dhe shezlongë.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit G. B., 21 vjeç, banues në Shenkollë, Lezhë. Ky shtetas, në rrugën e plazhit Tale, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin Dh.Zh.,27 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, nën kujdesin e mjekëve.

-Po nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë ndalimi i shtetasit M.N., 61 vjeç, banues në Kurbin. Ky shtetas, në aksin rrugor Milot-Thumanë, ka aksidentuar shtetasin S.U., 58 vjeç, banues në Fushë Kuqe, Kurbin (i cili udhëtonte me motoçikletë) dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

-Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të kontrolleve për lirimin e plazheve nga shezlongët e vendosur pa leje, konstatuan 1 subjekt që kishin zaptuar hapësirën publike (plazh), duke vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht shtetasin M.N., 46 vjeç, banues në Kurbin, pasi shërbimet e Policisë konstatuan se në bregdetin e Talës, Lezhë, kishte vendosur çadra dhe shezlongë pa lejen e autoriteteve përkatëse.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Top Channel