Vajzat nuk e pranonin për marrëdhënie seksuale, Jake Davidson vrau 6 persona ishte anëtar i “Beqaria Jovullnetare”

13/08/2021 12:48

Në sulmin me armë që ndodhi mbrëmë në Plymouth të Anglisë vdiqën 6 veta.

Në mesin e të vdekurve është edhe Jake Davidson që besohet se ishte autori i vrasjeve. Kjo është vrasja masive më e madhja gjatë 11 viteve të fundit  në Britani.

Sot ka dalë në shesh se Jake Davidson është anëtar i një organizate të quajtur ‘Incel’, shkurtesë nga ‘Involuntary Celibacy’ (Beqaria Jovullnetare). Kjo organizatë është themeluar në fund të viteve 90-ta në internet dhe funksionon si e tillë edhe sot. Fjala është për meshkujt, kryesisht djemë të rinj, që kanë mbetur beqar kundër dëshirës së tyre.

Këta janë djemtë që nuk arrijnë të gjejnë vajza për marrëdhënie seksuale, shoqërim apo martesë. Vetmia është arsye që e frustron këtë bashkësi që është në rritje e sipër dhe që deri tashti këta njerëz kanë kryer disa vrasje masive, kryesisht në SHBA, Kanadë dhe Evropë.

Në mesin e Incel-it, pra ‘beqarëve jovullnetarë’, ka edhe femra që e kanë të njejtin problem, por ato nuk pranohen si anëtarë të web faqeve ku dominojnë mashkujt. Në fakt, Incel-ët i akuzojnë femrat por edhe botën përreth për faktin që këta nuk kanë sukses në gjetjen e femrave. Kjo është një organizatë që flet për vetminë që imponon jeta bashkëkohore, e cila është në rritje e sipër dhe e rrezikshme. Vrasjet masive hakmarrëse të këtyre individëve  përmbajnë mjaft elemente për t’u cilësuar si terroriste.

Top Channel