Pse vaksina ju mbron nga Delta?/ CDC: Ofron mbrojtje kundër sëmundjes së rëndë dhe vdekjeve

13/08/2021 18:45

Qendra për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) në Shtetet e Bashkuara, thotë se teksa varianti Delta vazhdon të jetë dominues në pjesën më të madhe të botës, vaksinat shmangimin shtrimin  në spital.

CDC thekson se edhe pse  personat e vaksinuar mund të bien në kontakt me variantet e koronavirusit, vaksina ofron mbrojtje të fortë kundër sëmurjes së rëndë dhe vdekjes.

Sipas qendrës, disa të dhëna sugjerojnë se varianti Delta mund të shkaktojë sëmundje më të rëndë sesa variantet tjera.

Në dy studime të ndryshme nga Kanadaja dhe Skocia, pacientët e infektuar me variantin Delta, kanë pasur më shumë gjasa për hospitalizim, sesa pacientët e infektuar me variantin Alfa, apo variantin origjinal të koronavirusit.

Megjithatë, personat që nuk kanë marrë vaksina kanë shumë më shumë mundësi të bien në kontakt me virusin.

Autoritetet besojnë se vaksinat janë duke luajtur rol kyç në parandalimin e virusit dhe zvogëlim të sëmurjes së rëndë.

CDC ka thënë javë më parë se lufta kundër pandemisë ka ndryshuar, pikërisht për shkak të rrezikut që bart varianti Delta, prandaj dhe  është propozuar që stafi shëndetësorë  ta kenë të detyrueshëm vaksinimin.

Në një dokument të brendshëm të këtij institucioni është thënë se varianti Delta, i identifikuar fillimisht në Indi, përhapet njëlloj si lia e dhenve dhe shumë më shpejt sesa gripi sezonal.

Top Channel