Petro Koçi: Ta heqim PS-në nga duart e ‘maliqëve’ të administratës

13/08/2021 14:37

Deputeti i PS, Petro Koçi ka bërë një postim në rrjete sociale ku kërkon që të bëhen pastrime në administratë, të cilën e konsideron si një nga sfidat e mandatit të tretë.

Koçi thekson fenomenin në Fier, ku një muaj më parë bëri deklaratë për trafikantët e drogës që po pastrojnë paratë përmes dhunës dhe kërcënimeve duke pastruar paratë e tyre me taksat e qytetarëve të Fierit.

Koçi nuk hezitoi të përmendte Sali Berishën duke thënë se “u fut në lojë duke e përzier me standardin e tij që me 200 mijë euro fshin prapanicën e vet.” Ndër të tjera shtoi se administrata duke si formacion që përpiqet të kapë politikën ose të hyjë në konflikt të qartë interesi me politikën dhe partitë.

Postimi i plotë

TA HEQIM PARTINE NGA DUART E MALIQEVE TE ADMINISTRATES.

Jemi ne prag te investimit te trete te energjise politike dhe njerezore te Edi Rames dhe Partise Socialiste.

Nje pergjegjesi madhore kombetare, shteterore dhe morale qeverisese.

Nje nga sfidat e ketij mandati te ri eshte performanca e administrates dhe bashke me te lufta ndaj korrupsionit.

Para me pak se nje muaj i dhashe ze politik nje fenomeni prepotent ne Fier, zgjatjes se duarve te botes se krimit ne financat publike. Bera nje deklarate te ciles nuk i heq asnje presje. Hodha ne publik nje britme te vete publikut.

U munduan te ma kompromentonin. Disa u versulen ta perkthenin ne larje hesapesh, te tjere ne ceshtje personale, te tjere si perpjekje per kompromis te piset. U fut ne loje dhe Saliu duke me perzier me standartin e tij qe me 200 mije euro fshin prapanicen e vet.

U pershfaqen disa pale politikomediatike me interesa te caktuara financiare ne treg. Sigurisht po ti perkisja ndonje interesi te tille do isha nje gojembyllur i rendomte. Por si ja kam thene edhe Sali mavrise kam vendosur te vdes qytetar e njeri e jo i pasur.

Palet nga nxitimi nxoren ne shesh nje sere aferash me interes per agjensite e zbatimit te ligjit. Edhe per vete SPAK un me te cilin pata nderin te kontaktoj.

Cuditerisht administrata e shume agjesive shteterore qe veprojne ne Fier reagoi politikisht kunder ketij denoncimi. U bene perpjekje qe te futej ne krize marredhenia organizative ne PS. Fenomeni qe denoncova nuk po frenohet akoma. Perkundrazi. Por gjithesesi nuk ka vend per pesimizem. Mandati i trete nuk ka filluar. Por ka vend per te identifikuar fenomene te cilat duan analize.

Administrata duket qartazi nje formacion qe perpiqet te kape politiken, pra zedhenien dhe instrumentin kushtetues ne pronesi te qytetareve. Ose te pakten te hyje ne konflikt te qarte interesi me politiken dhe partite.

Kur fillova detyren e Kryetarit te PS ne Fier e vendosa administraten kunder. Edhe pse nje pjese e saj ishte brenda struktures drejtuese te partise. E dija qe do kisha kosto. Bile u cudita qe arrita te marr aq vota si individ ne zgjedhje. Kisha ushtrine e administrates kunder. Prisja shume me pak vota.

Por kjo i dha shprese njerezve se dicka po ndryshonte. U krijua besimi se niveli i sherbimeve do vinte ne lartesine e moralit te ligjit, larg kthetrave te Maliqit.

Kjo ishte nje nga arsyet qe rezultati ne Fier ishte me i miri ne gjithe qarkun.

Tani qe ti rikthehemi problemit: si zgjidhet konflikti i interesit mes administrates dhe partive, apo mes administrates dhe pushtetit te zgjedhur. Per kete mendoj se ka nevoje per reforma statutore dhe ligjore te forta.

Te shpetosh nga ky konflikt interesi eshte njera nga rruget per te luftuar korrupsionin ne jeten publike.

PS eshte instrument politik ne krah te qytetareve.

Mandati i trete i energjise Rama po afron!

Top Channel