Rrjeti shpërthen në negativitet! Gjyshja 61-vjeçare, fejohet me 24 vjeçarin

12/08/2021 16:21

Një gjyshe dhe i dashuri i kanë sfiduar ata që i kishin kundër dhe janë fejuar – pavarësisht një diferencë moshe 37 -vjeçare.

I riu McCain, tani 24 vjeç, dhe e fejuara e tij, Cheryl McGregor, 61 vjeç, nga Roma, u takuan për herë të parë kur ai ishte vetëm 15 vjeç, por këmbëngul se nuk kishte ndjenja romantike mes tyre deri vitin e kaluar.

Pavarësisht se ai ishte më i ri se një nga fëmijët e saj, ata të dy thonë se jeta e tyre seksuale është fantastike dhe ata kanë një kimi të shkëlqyeshme.

Gjyshja tha se ajo mërzitet nga komentet plot urrejtje të postuara në internet, ku ndan me krenari video të jetës së tyre, por bën çmos t’i injorojë ato.

Çifti u takua për herë të parë në 2012 në Romë.

Djali i Cheryl, Chris ishte menaxheri i të dashurit, dhe ajo vizitonte vendin e tij të punës për ta kontrolluar atë ose për të ngrënë, por atëherë ai ishte vetëm 15 vjeç kështu që nuk kishte asnjë përfshirje romantike.

Top Channel