“Arat i ruajta nga Rama”/ Ish-kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj flet për debatin me Merkel e Macron

12/08/2021 12:05

Kreu i AAK Ramush Haradinaj i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi rama për atë që ai tha se një incident në Bruksel me presidentin Macron dhe kanceralaren Angela Merkel bëri që Kosova të humbte shansin per heqjen e vizave.

“Një bisedë jo aq e këndshme ka ndodhur mes meje dhe kryeministrit të Shqipërisë. Takimi me Merkel dhe Macron ishte cilësor, ndërsa biseda me kryeminstrin e Shqipërisë u banalizua, arsyeja ishte se ai ishte ndër më të zëshmit për ndarjen e Kosovës dhe ishte detyra ime të mbroja Kosovën”.

I pyetur për ‘tregimin’ e arave, Haradinaj tha nw RTK se në fakt ai është detyruar ti mbrojë ato nga vëllai i vetë, Edi Rama.

“Liderët e Kosovës kanë gjithnjë të respektueshëm ndaj liderëvë te BE, jam krah Merkel për idenë kundër ndarjes së Kosovës . Unë mendoj që zhgënjimi i Ramës apo ato që i thotë tani janë të pabazuara, mendoj që në atë kohë ka qenë i rreshtum gabim për ndarjen e Kosovës, që mund të ishte mjaft e rrezikshme për Ballkanin, mund të na dërgonte ne lufta të reja . Jam krenar që isha rreshtuar me Merkel, ne të dy kemi qenë në ekip.

Rama e ka përjetuar këtë se e ka parë kundërshtimin e Merkelit pastër, ne kemi mbrojtur interesat e Kosovës, unë nuk ua kam treguar arat amerikanëve, gjermanëve por jam detyruara t’i mbroj arat nga vëllai im, në këtë rast nga Edi Rama.

Pra diskutimi për arat, ka të bëjë me atë se një pjesë e udhëheqësve rajonalë, Kosovën si arë e kanë menduar si monedhë për pazare të gabueme , duke rrezikuar edhe 17 shkurtin 2008”

I pyetur për nismën e open balkan dhe refuzimin e Kurtit për tu bashkuar haradinaj tha se Kosova duhet të futet aty por me kusht njohjen nga Serbia.
“Jam dakord me Ramën, Kosova duhet të jetë pjesë por me njohje, njohja nga Serbia na ben pjesë, e kisha lut Ramën, Zaevin dhe të tjerët t’ja rrisin kërkesen Vuçiçit për njohje që të ndodh Open Balkan”.

Top Channel