Fotot/ Me bluzën e PS veshur, shqiptari tregon si e shpëtoi banesën nga zjarret, me vetëm një degë ulliri

11/08/2021 19:25

Një shqiptar, në Greqi, ka mund të shpëtojë nga flakët banesën e tij.

Astriti, i veshur me bluzën e PS, për mikrofonin grek, e ndërsa mban veshur bluzën me logon e PS-së, ai tregon se i është dashur vetëm një degë ulliri për të shpëtuar shtëpinë.

Sikurse shihet edhe nga pamjet në momentin që disa flakë kanë mbërritur në oborrin e banesës së tij, ai nuk e ka menduar dy herë faktin që të kapërcejë rrjetën dhe me degën e ullirit të futet e të shuajë zjarrin.

Më pas në ndihmë i kanë ardhur edhe disa ekipe të shërbimit zjarrfikës.

FOTO GALERI
3/12

Top Channel