Fluks në urgjencën e Fierit/ Mbi 150 fëmijë në ditë me virozat e stinës, 20 shtrime në ditë

11/08/2021 15:36

Temperaturat e larta, lirimi i masave anti-covid dhe fluksi i emigrantëve, kanë shtuar ndjeshëm numrin e fëmijëve të sëmurë me virozat e stinës.

Në spitalin pediatrik të Fierit çdo ditë vijnë për të marrë ndihmë mjekësore më shumë se 150 fëmijë në 24 orë. Sipas mjekëve pediatër, ky numër është 5 herë më i lartë se e njëjta periudhë e një viti më parë.

Rreth 30 fëmijë merrnin ndihmë mjekësore, pasi siç dihet ishin në fuqi masat kufizuese për shkak të pandemisë.

Sipas mjekes pediatre, Anila Mukaj pjesa më e madhe marrin mjekim në repartin e urgjencës dhe vetëm 20 prej tyre shtrohen në spital.

Mjekët bëjnë apel për kujdes në higjienën e fëmijëve, ekspozimi sa më pak në orët e pikut, konsumin të lëngjeve dhe ushqime të freskëta.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA