Aktorja amerikane fituese e çmimit Emmy, Christina Applegate është diagnostikuar me sklerozë të shumëfishtë dhe, siç tha ajo, po përballet me një “rrugë të vështirë”.

“Disa muaj më parë, u diagnostikova me MS. Ky është një udhëtim i çuditshëm. Por unë jam mbështetur shumë nga njerëzit që njoh që gjithashtu vuajnë nga kjo sëmundje. Kjo është një rrugë e vështirë. Por siç e dimë të gjithë, jeta vazhdon,” njoftoi ajo sot në Twitter.

Applegate fitoi një Emmy për rolin në serinë “Friends” më 2003. Ajo u nominua për të njëjtën shfaqje në vitin 2004, si dhe për rolin kryesor në serinë komike “Samantha Who?” nga 2008 dhe 2009. Gjithashtu ishte e nominuar për rolin kryesor në serinë komike “Të vdekur për mua” në vitet 2019 dhe 2020.

Applegate, e cila u bë e famshme si vajzë nga “Married With Children”, u infektua me kancer të gjirit më 2008 dhe iu nënshtrua një mastektomie të dyfishtë.

FOTO GALERI
2/6
FILE PHOTO: 77th Golden Globe Awards - Arrivals - Beverly Hills, California, U.S., January 5, 2020 - Christina Applegate. REUTERS/Mario Anzuoni

Top Channel