Një konflikt mes të miturish që ka degraduar në plagosjen e njërit prej tyre ka ndodhur në rrugën “Demokracia“ në Tiranë.

I mituri A. C., 14 vjeç, u vu nën hetim pasi goditi me biçak bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë

Vihen në pranga 8 shtetas dhe procedohet penalisht 1 shtetas tjetër,  për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. Xh., 27 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6., iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë. Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kavajë u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve E. M., 26 vjeç dhe G. T., 25 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, të dy shtetasve iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi lënde narkotike e dyshuar kanabis.  Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u procedua penalisht shtetasi i mitur me iniciale A. C., 14 vjeç, pasi ditën e djeshme, në rrugën “Demokracia“, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (biçak), bashkëmoshatarin e tij, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: R. F., 21 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin pa lejen përkatëse; A. M., 35 vjeç, B. V., 28 vjeç, Z. P., 30 vjeç dhe Z. B., 32 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur. Më datë 08.08.2021, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, kanë  vjedhur një shumë parash në lokalin në pronësi të shtetasit E. K. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.Paraprake: Në rrugën “Azem Galica”, rreth orës 05:40, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike ka rënë zjarr në katin e parë të banesës së shtetasit P. K., i cili si pasojë e flakëve ka marrë dëmtim të lehta në dorë. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel