“Pa buzëqeshjen tanee nanë jam krejt i vyshkun”/ Ramë Lahaj prek zemrat e të gjithëve me shkrimin prekës për të ëmën

09/08/2021 13:55

Tenori i njohur shqiptar Ramë Lahaj i ka prekur të gjithë me një postim në rrjetin social, pas vdekjen së nënës së tij.

Ajo ndërroi jetë pak orë para koncertit madhështor të Lahajt që u mbajt në Prishtinë, gjersa prej vitesh vuante nga një sëmundje.

Pak ditë pas ndarjes së saj nga jeta, tenori nga Istogu i ka bërë një dedikim prekës përmes një postimi të publikuar në rrjete sociale.

Ai kujton disa nga momentet më të mira që kaluan bashkë e po ashtu thekson se ka lënë një zbrazëtirë të madhe në jetën e tij.

Postimi i plotë i Lahajt:

Nënë, u çova edhe sot me ritmin e tenxhereve tua të dikurshme, veç se sot nuk ishe në kuzhinë. Mu dasht me ardhë me t’pa nder vorre. Erdha para sabahut, n’6. Ritmin që ma ndjellë edhe mua për të më përcjelle edhe sot e kësaj dite, po ti sot një llaf s’ma bone. Se le mo që as mëngjesin s’ma shtrove.

Nanë, kam mëndu që për asnjë arsye në jetë nana se len fminë pa hangar. As gabel s’ma the e as kryet s’ma përkëdhele. As nuk me buzëqeshe si dikur. E pa buzëqeshjen tanë nanë, unë jam krejt i vyshkun.
Eh moj nanë magari qe jam, për një moment mendova që muj kthehemi bashkë n’shpi. Fmi hesapi.

“Gabeli jot.

Top Channel