“Kur e pashë në TV, ngriva”/ Gruaja me të cilën tradhtonte Caroline jep detaje për lidhjen me pilotin vrasës: I pëlqenin prangat…

09/08/2021 10:42

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me krimin që tronditi Greqinë dhe jo vetëm për vrasjen e 20-vjecares britanike Caroline nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopoulos.

Mediat greke kanë raportuar më parë se Babis kishte një lidhje jashtëmartesore, ndërsa së fundmi është mësuar se e tradhtonte Caroline me një grua transgjinore që njihet me emrin Emanuela.

“Emanuela”, transeksualja e njohur pohon se marrëdhëniet e saj me pilotin vrasës ishte e dhunshme, pasi Anagnostopulos pëlqente të përdorte pranga. Madje shtoi se kishin shpërndarë me njëri-tjetrin edhe foto intime.

“Kur e pashë në TV, u ngriva”, tha ajo për median greke.

Dyshohet se Caroline mund ta ketë zbuluar lidhjen e tij e ndoshta kjo ka qenë arsyeja përse ka dashur të largohet nga shtëpia. Ta Nea thotë se piloti mendohet të ketë pasur kontakte me një grua rreth 40 vjeçe, e cila është nga mjedisi i tij profesional. Reporteret vendas janë përpjekur të flasin me gruan në fjalë, por u është përgjigjur avokati i saj që këmbëngul vetëm se ajo nuk ka asnjë lidhje me vrasjen e 20 vjecares.

Sipas mediave britanike nga ana tjetër, piloti mund të ketë transportuar lëndë narkotike për kartelet e drogës, e ndoshta e shoqja e ka zbuluar këtë fakt dhe nuk e ka pranuar dot. Babis Anagnostopulos u arrestua disa javë pasi mbyti Caroline me jastëk, dhe u përpoq të hiqte cdo dyshim nga vetja për krimin, me pretendimin se ishte një bandë grabitësish të dhunshëm që i vrau bashkëshorten.

FOTO GALERI
10/17

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA