Klubi i pasanikëve duket se është shtuar me një anëtare të re, Rihanna-n, sipas klasifikimit të Forbes, që e ka përfshirë artisten në renditjen e tij të miliarderëve falë aseteve të saj prej 1,7 miliardë dollarësh.

Rihanna është, gjithashtu, muzikantja më e pasur në botë. Megjithatë, shumica e pasurisë së saj nuk vjen nga muzika. Pjesa më e madhe, rreth 1,4 miliardë dollarë, vjen nga “Fenty Beauty”, ku ajo zotëron 50 për qind.

Më pas është edhe kompania e saj e të brendshmeve “Savage x Fenty”, e vlerësuar në 270 milionë dollarë. Në fund, janë edhe të ardhurat nga karriera e saj si muzikante dhe aktore. Emri Fenty vjen nga mbiemri i tij.

Rihanna është, gjithashtu, një nga personat e famshëm që ka përfituar nga rrjetet sociale për të ndërtuar markën e saj të bukurisë. Në fakt, ajo ka mbi 100 milionë ndjekës, si në Instagram, ashtu edhe në Twitter

Top Channel