Arsyet pse punonjësit mund të mos e pëlqejnë departamentin e burimeve njerëzore

07/08/2021 18:50

Punonjësit “i urrejnë” burimet njerëzore për një numër arsyesh të ndryshme, disa prej tyre janë të bazuara në arsye logjike nga përvojat e këqija të kaluara me ekipin e burimeve njerëzore, ndërsa disa të tjera për shkak të mungesës së njohurive se çfarë roli kanë burimet njerëzore në kompani.

Më poshtë, janë 6 arsye se përse disa punonjës nuk e duan departamentin e burimeve njerëzore.

Punonjës të burimeve njerëzore të pa trajnuar

Nganjëherë punonjësit shkojnë te burimet njerëzore dhe gjejnë atje punonjës të paedukuar dhe të pa trajnuar por, që kanë titull në zyrën e burimeve njerëzore. Shpjegimi më i zakonshëm është se stafi i burimeve njerëzore vjen nga financat apo ndonjë departament tjetër që nuk ka lidhje me burimet njerëzore, e nuk ia kanë as idenë më të vogël sesi duhet të japin e marrin me punonjësit.

“Pabesitë” në burime njerëzore

Punonjësit shpesh mendojnë që stafi i burimeve njerëzore nuk e tregojnë të vërtetën. Ata nuk e tregojnë të vërtetën rreth asaj sesi e kanë menaxhuar situatën e ndonjë punonjësi. Madje edhe e keq-prezantojnë tregimin e një punonjësi te menaxhmenti. Pra, këta punonjës besojnë që stafi i burimeve njerëzore është i pabesë sepse, ata gënjejnë për ta mbuluar keq-menaxhimin e situatës nga ana e tyre.

Burimet njerëzore përqendrohen te menaxhmenti dhe kompania

Te disa punonjës, BNJ duken që kujdesen vetëm për interesat e kompanisë dhe menaxherëve. Në ndonjë situatë më komplekse stafi i burimeve njerëzore ka prirje që ta marrë anën e menaxherit në shumicën e kohës, e sidomos ta mbaj anën e kompanisë. Madje, për ta mbajtur kompaninë larg nga çështjet ligjore, i mbulojnë të drejtat e punonjësve.

Objektiviteti dhe drejtësia

Punonjësit nganjëherë besojnë që anëtarët e burimeve njerëzore nuk janë të drejtë. Ata vazhdojnë që ta bëjnë punën dhe të fitojnë pagë më të lartë apo avancim të radhës. Kjo, i mban ata larg nga njohja më mirë e punonjësve të një kompanie. Madje, sipas tyre burimet njerëzore funksionojnë vetëm për të raportuar, por jo edhe për të zgjidhur ndonjë problem.

Politikat e zyrës

Në shumicën e kohës, nga disa punonjës ekipi i burimeve njerëzore shihet se ata janë në kërkim favoreve nga udhëheqësit.

Punonjësit nuk e kuptojnë rolin e burimeve njerëzore

Përderisa këto arsyeje ekzistojnë në çdo organizatë, është e vështirë për ta fituar besimin e punonjësve, kur ata kanë krijuar opinion negative për burimet njerëzore. Edhe nëse punonjësit bëhen pjesë e një kompanie të re, kur stafi i burimeve njerëzore është i kujdesshëm dhe i aftë dhe punon për punonjësit e tyre, përvojat e këqija mund ta çngjyrosin atë që ata bëjnë.

Fatkeqësisht, nganjëherë këto nuk janë vetëm mendime të disa punonjësve, sepse departamentet jo të duhura të burimeve njerëzore janë ende rreth e rrotull. Por, ka gjithashtu edhe departamente të shkëlqyeshme. /Akademi Pune/

Top Channel