Teuta nuk doli të shmangte humbjen ndaj Shamrock Rovers në transfertë, në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues të Conference League, pasi pësoi gol sapo nisi koha shtesë, duke lënë gjithsesi gjithçka të hapur sa i përket kualifikimit në takimin e kthimit në Shqipëri.

Përfundoi 1-0 kjo ndeshje e zhvilluar në “Tallaght Stadium” të Dublinit, ku vendosi goli i 17-vjeçarit Emahku, i aktivizuar në minutën e 83-të.

Në minutën e 20-të erdhi rasti i parë i rrezikshëm për Shamrock me anë të Mandroiu, por tentativa e tij u ndal mjaft bukur nga Stivi Frashëri. Pranë golit vendasit. Në të 39-tën provuan të rrezikonin durrsakët me Taulant Seferin, por tentativa e sulmuesit të Kombëtares u ndal nga mbrojtësit e Shamrockut.

Stivi Frashëri ndali në disa raste vrullin e vendasve edhe në pjesën e dytë dhe vetëm pak sekonda pasi gjyqtari i katërt akordoi 6 minutat shtesë, erdhi goli i vendëse me autor Emhakun, që shfrytëzoi pasigurinë e mbrojtjes së “Djemve të Detit”, që u shpërqendrua pikërisht në momentin më delikat, kur u mendua se sfida do të mbyllej pa gola.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA