Shfaqen vatra zjarri në fshatrat e thellë të Mallakastrës, terreni i vështirë për ndërhyrjen e zjarrfikësve

05/08/2021 10:58

Vatrat e para të zjarrit janë shfaqur pasditen e së mërkurës në fshatrat e thellë të Mallakastrës. Zjarri ka rënë në fshatin Çërrilë të Mallakastrës, një zonë shumë e thyer kodrinore.

Dje kishte tre vatra aktive midis fshatrave Selitë-Gadurovë-Çërrilë. Për fikjen e zjarrit janë angazhuar dy mjete dhe 7 punonjës zjarrfikës si dhe punonjës të shërbimit pyjor. Terreni është shumë i vështirë dhe në pjesën më të madhe, zjarrfikësit nuk mund të ndërhyjnë.

Po punohet me mjete rrethanore për fikjen e zjarrit dhe deri tani janë djegur rreth 35 hektar, shkurre dhe pyll, kryesisht koçimare, shkoze dhe lis. Ndonëse zjarri favorizohet nga era dhe temperatura e lartë, forcat zjarrfikëse dhe të shërbimit pyjor po punojnë për shuarjen e të gjitha vatrave.

FOTO GALERI
10/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA