Ministrja Kushi: Kanë nisur tashmë përgatitjet nëpër shkolla që çdo gjë të jetë gati më 1 shtator

04/08/2021 18:57

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Znj. Evis Kushi ka postuar pasditen e sotme momente të punës së punonjësve të bashkive nëpër shkolla, të cilët kanë nisur përgatitjet para fillimit të vitit të ri shkollor.

Ajo shpreh mirënjohjen ndaj tyre, sepse po angazhohen që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues.

Postimi i plotë i Ministres Kushi:

“Mirënjohje për punonjësit e njësive të vetëqeverisjes vendore, të cilët tashmë kanë filluar rregullimin e mjediseve të brendshme e të jashtme të shkollave tona, lyerjen, dezinfektimin, e plot punë të tjera në mënyrë që çdo gjë të jetë gati më datë 1 shtator për nxënësit që do të zhvillojnë mësimin plotësues”.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA