Banesa, biznese e makina tërësisht të shkrumbuara, shikoni dëmet që ka shkaktuar zjarri në Greqi (Pamjet)

04/08/2021 11:04

Një zjarr i përmasave të mëdha në Greqi ka shkrumbuar tërësisht banesa, biznese e automjete, të cilat duken qartë në pamjet e siguruara në Top Channel.

Pas shuarjes së flakëve, duket qartë dëmi i konsiderueshëm që ka shkaktuar për banorët. Ndërsa situata duket më e qetë, zjarrfikësit janë duke qëndruar në gatishmëri për çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave, ndërsa mjetet fluturuese janë duke vepruar akoma nga ajri.

Në kryqëzimin e rrugëve Chalkidos dhe Chlois, zjarri dogji edhe shumë banesa, të cilët ishin shumë pranë me pyjet, por fatmirësisht nuk pati humbje në jetë njerëzish.

Në lidhje me këtë situatë katastrofike, kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis ka bërë një mbledhje.

Sipas Mitsotakis, zjarrfikësit bënë një punë të mirë në menaxhimin e situatës, ndërsa theksoi se sapo situata të vihet në normalitet do të nisë puna për regjistrimin e dëmeve dhe të gjitha shtëpitë që janë dëmtuar do të rindërtohen.

FOTO GALERI
2/10

Top Channel