Pamjet/ Zjarr masiv në periferi të Athinës, dëshmitarët: Flakët shpërthyen pasi një shkëndijë elektrike…

03/08/2021 14:01

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë në vendin e quajtur Tatoi, në periferi të Athinës.

Flakët kanë përfshirë një masiv pyllor dhe po përhapen me shpejtësi.

Forca të shumta zjarrfikëse po shkojnë në zonë, ndërsa në përballjen me to është vënë edhe helikopteri rus Barilev.

Dëshmitarë thanë se zjarri shpërtheu mbas një shkëndije në një shtyllë elektrike të tensionit të lartë dhe më pas u përhap në zonë.

Situata rëndohet për shkak të temperaturave mbi 40 gradë në zonë ndërsa emergjencat civile njoftuan nëpërmjet sms banorët të bëjnë kujdes dhe të jenë të gatshëm për evakuim të mundshëm.

FOTO GALERI
2/6

Top Channel