“Ana qe dashuria e jetës së tij, por ajo e braktisi, ishte ende e re. Pas filmit Ana u ul të pinte një kafe në barin e hollit të kinemasë dhe turma solli me vete pranë saj Tomasin. Ti je dashuria e jetës sime”.
Ana, pianiste dhe Tomasi, profesionist në fushën e kinematografisë, pesëdhjetë vjeç secili, jetojnë prej dy dekadash në të njëjtin apartament në Vjenë. Ata e dinë se cili prag kërcet, cila derë sapo u hap, ku ndodhet tjetri. Tomasit, e kalon pjesën më të madhe të kohës së tij në takime pune edhe jashtë qytetit.
Ana kalon gjithnjë dhe më shumë kohë e vetme në apartament. Kur e kalon natën në shtëpi, ai nuk fle më në dhomën e përbashkët të gjumit, e cila tani është “dhoma e Anës”, por fle në studion e tij mbi divan. Ana është e bindur që Tomasi ka një lidhje të fshehtë. Dhe kjo s’do të ishte e para. Ka ndodhur edhe një herë tjetër. Çfarë po ndodh? Ajo është e bindur që Tomasi ka dashnore, sheh vazhdimisht një grua të re, një vajzë, duke ecur tinëz nëpër apartament ose duke parë nga dritarja. Ajo fillon të presë rregullisht për vajzën. Ana fillon gjithashtu të kërkojë fatura nëpër xhepat e Tomasit. Fatura restoranti, fatura kafenesh dhe gjëra të ngjashme. I rendit ato sipas radhës, imagjinon se si janë ulur ata të dy, çfarë bisedojnë me njëri-tjetrin duke u futur gjithnjë e më shumë në botën e burrit të saj dhe vajzës (siç do ta thërrasë gjithmonë). Laura Freudenthaler arrin të ndërthurë në një mënyrë shumë unike realitetin dhe trillimet. Realiteti objektiv s’ekziston më dhe është e vështirë të ndash të vërtetën nga fantazia. Si lexues fillon ta shohësh botën përmes syve të Anës dhe zhytesh bashkë me të në realitetin e saj.
Mbi autoren
Laura Freudenthaler u lind në vitin 1984 në Salzburg. Ajo ka studiuar gjermanisht, filozofi dhe për çështje gjinore. Aktualisht jeton në Vjenë. Fillimisht ka botuar një libër me tregime “Der Schädel von Madeleine”, në vitin 2014. Romani i saj i parë “Mbretëresha hesht” është vlerësuar me çmimin “Förderpreis zum Bremer Literaturpreis 2018” dhe si debutimi më i mirë gjerman i vitit 2018 në Festivalin e romanit debutues në Chambéry”. Në vitin 2019, ka botuar romanin e saj të dytë “Histori shpirtrash”, i cili është fitues i “Çmimit Europian për Letërsinë” (EUPL) 2019.
Mbi përkthyesen
Irena Nasi është lindur më 1978. Është diplomuar në Universitetin e Tiranës si përkthyese dhe interprete e gjuhës gjermane. Më pas ka ndjekur edhe disa kurse të ndryshme pasuniversitare. Aktualisht është përkthyese pranë Ambasadës Austriake Tiranë. Ajo ka përkthyer mjaft vepra nga letërsia gjermane si: “Histori shpirtrash”, roman i autores austriake Laura Freudenthaler; “Tri rrugë për te liqeni”, përmbledhje me novela e autores austriake Ingeborg Bachman; “Blu safari”, roman i autores gjermane Kerstin Gier; “Dashnori i gjysmëhijes”, përmbledhje me tregime e autorit gjerman Alfred Andersh; “Nazisti dhe berberi”, roman i autorit gjerman Edgar Hilsenrath; “Mashtruesja”, roman i autores austriake Kristinë Gren; romanet “Fundjava”, “Leximtari” dhe përmbledhjen me tregime “Lektisje dashurie”, të autorit gjerman Berhard Shlink.
Të dhëna për librin
Viti i botimit 2021
Vendodhja e botimit Tiranë
Gjuha Shqip
Përkthyesi Irena Nasi
Shtëpia Botuese Toena
Top Channel