Një krim i rëndë ka ndodhur në Florida të SHBA, ku është vrarë një 27-vjeçare shqiptare.
Trupi i saj i pajetë u gjet në makinë, brenda së cilës ishin edhe dy fëmijët, të tmerruar nga çfarë kishin parë.
Ngjarja e rëndë ndodhi pranë Kopshtit Memorial “Woodlawn” pasditen e ditës së djeshme. Viktima është identifikuar si Joana Peca, ndërsa mbetet e paqartë arsyeja përse u qëllua për vdekje.
Pasi morën telefonatën mbi rastin, oficerët e policisë u nisën drejt vendngjarjes ku gjetën trupin e pajetë të viktimës, që kishte marrë plagë të dukshme në trup.
“Dy fëmijët do të flenë sonte pa nënën e tyre”, tha shefja e policisë së St.Petersburg, Sandra Bentil.
Ende nuk dihet autori i krimit dhe motivet që e kanë shtyrë të kryejë vrasjen, ndërkohë që një hetim ka nisur për rastin.
Top Channel