Në mes të dy humnerave të në provincën Hunan, një strukturë e xhamtë e varur, ofron kercimin me litar elastik më të lartë të botës, nga një urë këmbësorësh.
Vizitorët në urën e xhamtë të kenionit Zhangjiajie mund të kryejnë lëshimin marramendës me pamje të mahnitshme të pyjeve rrethues Wulingyuan, trashëgimi botërore e UNSECO.
Atraksioni i famshëm turistik njihet për kullat e saj të kuarcit, majat rrethuese që ngrihen deri te retë, si dhe rrëpirat e thella poshtë tyre.
Lëshimet me llastik këtu janë hapur prej vitit 2020, të kufizuara më parë prej pandemisë.
Operatori Jonni Deaker thotë se numri i amatorëve është shtuar gradualisht, kryesisht me turistë të brendshëm.
“Për momentin po i afrohemi 20 lëshimeve në ditë, që për një kërcim të kësaj lartësie është një numër i madh”, thotë Deaker.
Për të kompensuar mungesën e turistëve, kosto e kërcimeve është reduktuar me rreth 40 përqind, në 300 dollarë amerikanë.
Ura pedonale është ndërtuar nga arkitekti Haim Dotan dhe është hapur në gusht 2016. Asokohe ajo ishte më e gjata në botë.
Kërcimet në humnerë mund të jenë tmerruese për shumicën por Deaker thotë se lartësia e madhe mund ta bëjë më pak të frikshme sesa kërcimet më të shkurtra pasi eviton çdo rrezik përplasjeje.
“Lartësia e madhe e bën më pak të rrezikshme pasi ngjason si hedhje me parashutë”, shton ai.
Fotogaleria e meposhtme tregon eksperiencen …
Top Channel