Pak ditë më parë, Shqipëria firmosi tre marrëveshje në bashkëpunim me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut për krijimin e Ballkanit të Hapur.
Marrëveshjet synojnë të krijojnë një treg të përbashkët pa kufij doganor midis vendeve. Sipas të dhënave të INSTAT shihet se me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë kemi bilance negative tregtare.
Drejtuesi i Qendrës Shqiptare të Eksportuesve, Alban Zusi mendon se kamionët e Shqipërisë kanë hasur shumë pengesa nëpër dogana dhe prandaj janë krijuar edhe këto bilance negative. Ballkani i Hapur sipas tij është një mundësi për tu shfrytëzuar:
“Duhet të vëmë në zbatim pesë kushte përpara se të firmosim marrëveshjen e tregtisë së lirë. Reciprociteti i mallrave, kuotat mujore të importit, taksat mbi subvencionimin e produkteve dhe parimi i mbrojtjes. Nëse do bëhet në mënyrën e duhur, Shqipëria ka të gjitha kapacitet për të qenë përfituesja më e madhe nga kjo marrëveshje. ”
Tre vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja nuk i janë bashkuar akoma nismës, ndërsa pjesëmarrësit në Ballkanin e Hapur u shprehën se kjo është e ardhmja.
Top Channel