Albert Dyrlund, publikues i njohur i Youtube në Danimarkë, ka rënë nga rreth 200 metra drejt vdekjes nga një mal në Itali, teksa xhironte një video për fansat e kanalit të tij.
Një helikopter shpëtimi u dërgua në vendngjarje por nuk 22 vjeçari nuk arriti të shpëtonte.
Nëna e Dyrlund, Vibe Jørger Jensen, konfirmoi për mediat se djali i saj kishte rënë nga 200 metra teksa xhironte një video për kanalin e tij të ndjekur në rrjetin YouTube.
Aksidenti ndodhi në malin Seceda, Val Gardena, në Alpet italiane.
“Ne jemi në zi, por dua që fansat e tij ta dinë,” tha e ëma.
Me 224,000 ndjekës në rrjetin Instagram dhe 168,000 të abonuar në rrjetin YouTube, Dyrlund njihej për videot e tij muzikore dhe skeçet.
Në vitin 2018 ai kishte luajtur në filmin ‘Team Albert’, një parodi që kishte në qendër temën sesi të fitosh jetesën nga YouTube.
Filmi fitoi çmimin e audiencës në ceremominë e filmave danezë Robert 2019.
Shumë fansa shprehën dhimbjen e tyre për komentuesin e njohur ndërsa të tjerë përfituan për të nxitur të tjerë influencues për të treguar kujdes me sensacionet që publikojnë në rrjet.
“Humbëm youtuber-in Albert Dyrlund, 22 vjeç. Ai vdiq duke xhiruar një video për youtube mbi një humnerë në Itali,” shkruante një prej fansave.
“U prehtë në paqe. Dhe ju lutem bëni kujdes me videot e rrezikshme. Nuk ia vlen të vdesësh”.
Top Channel