Një 70-vjeçar, i cili besohej se kishte ndërruar jetë 45 vite më parë nga një aksident ajror është kthyer në shtëpi. Sajid Thungal u largua nga qyteti i tij i lindjes në Indi, në tetor të vitit 1976, për të fituar të ardhura për familjen. Ai udhëtoi drejt Gjirit Persik.
Por gjatë fluturimit, një nga motorët e avionit u dëmtua dhe mori flakë, duke bërë që 95 persona të deklaroheshin të vdekur.
Prindërit e Sajid, katër motrat dhe tre vëllezërit besonin se ai ishte në mesin e të vdekurve, por në realitet, ai udhëtoi për në Abu Dhabi, ku mori një punë që promovonte kulturën indiane jashtë shtetit dhe organizoi shfaqje filmash.
Në vitin 1982, ai u kthye në Mumbai për të hapur një biznes. Por nga frika se mos dështonte, ai priti derisa puna të ngrihej e më pas do të kthehej tek familja.
“Nëse njerëzit nuk do të ishin kujdesur për mua, unë do të kisha vdekur pa e takuar familjen time”,- tha ai.
Në 2019, Sajid u takua me pastorin KM PHilip, i cili dërgoi një punonjës social në shtëpinë e tij për t’i gjetur familjen.
Babai i Sajid vdiq në vitin 2012, por nëna e tij Fatima Bibi, 95 vjeç, gruaja e tij Jamila dhe vëllezërit Aziz dhe Mohammed Kunju, janë të gjithë gjallë dhe mirë.
Top Channel