Jurgen Bardhi i jep lamtumirën Partizanit. Pas 7 sezonesh pjesë e klubit të kuq, mesfushori nga Fushë Kruja ka zgjedhur Turqinë për të vijuar karrierën, pasi ka firmosur zyrtarisht me klubin e Tuzlaspor, që militon në ligën e dytë tutke.
Ndeshja e djeshme ndaj Baselit ka qenë e fundit e Bardhit me fanellën e Partizanit, pasi mesfushori fluturoi menjëherë drejt Turqisë, ku firmosi kontratën me Tuzlaspor dhe bëri edhe prezantimin zyrtar, duke pozuar me fanellën e klubit turk.
Paraqitjet mjaft të mira të Bardhit kishin tërhequr vëmendjen e shumë klubeve, kryesisht në Ligën e Dytë turke, por në fund ishte pikërisht Tuzlaspor që fitoi konkurrencën me Boluspor dhe arriti të marrë firmën e 24-vjeçarit.
Mesfushori 24-vjeçar nga Fushë Kruja, e ka nisur karrierën në ekipet e moshave të Ilirisë dhe iu bashkua Partizanit në verën e 2014-ës, teksa gjatë kësaj kohe numëron 167 ndeshje me “të kuqtë”, ku ka arritur të shënojë edhe 20 gola.
Jurgen Bardhi është futbollisti i radhës që largohet nga partizanit këtë verë, pasi më herët i kanë dhënë lamtumirën klubit të kuq edhe emra si Eneo Bitri, Jasir Asani, Esat Mala, Eraldo Çinari, Esin Hakaj e William Cordeiro, thuajse të gjithë titullarë të formacionit të Ilir Dajës.
Top Channel