SHBA, 304 të vdekur nga COVID-19 gjatë 24 orëve

28/07/2021 17:56

Numri i personave të vdekur nga koronavirus në SHBA është rritur në 611.316, prej të cilëve 304 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit, sipas Universitetit Johns Hopkins.

Numri i të infektuarve deri më tani, sipas të dhënave të universitetit, ka arritur në 34.608.322, me 71.920 raste në 24 orët e fundit.

Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me mbi 3,92 milionë raste të konfirmuara dhe 64.292 të vdekur.

Në SHBA deri më tani mbi 188,9 milionë persona kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19, kurse mbi 163,3 milionë dozën e dytë.

Top Channel