Publikohen fotot/ Mbesa e princeshës Diana në festën ‘e shthurrur’ të beqarisë, para martesës me milionerin 30 vite më të madh

28/07/2021 20:30

Foto të reja publikoheshin sot me mediat britanike ku shihej Lady Kitty Spencer, mbesa e princeshës së ndjerë Diana, duke u zbavitur pa kokëcarje me mikeshat e saj, disa ditë para martesës ekstravagante në Romë.

30 vjeçarja u martua me biznesmenin 62 vjeçar të shitjeve Michael Lewis, në një kështjellë të shekullit të 17-të në fundjavë, por në ditet para dasmës ajo kishte bredhur nëpër Firence duke u zbavitur me shoqet e ngushta.

Siç zbulohet së fundmi grupi kishte bërë një turne me makinë rreth zonëve vreshtore italiane, ku një prej pronarëve kishte realizuar fotot.

Kitty me shoqet kishin pozuar në motoçikleta epoke dhe kishin ndaluar në bujtinën e familjes Luiano në rajonin verë-prodhues të Chianti.

Aty pronari kishte pikasur nusen bukuroshe dhe e kishte njohur nga mediat se kishte një të ftuar  VIP.

Alessandro shkruante në rrjetet sociale: “Ne gjithmonë mirëpresim nuset nga e gjithë bota, por u nderuam për nusen speciale Kitty që pritëm për celebrimet e saj paramartesore! Mezi presim nuse të tjera në Luiano!”

Kështu pas gati një jave feste me shoqet, Kitty nisi eventet zyrtare të martesës, me provën e përgjithshme të dasmës në Galleria Del Cardinal, ku priten darkët e mëdha në Romë.

Ndërsa martesa u zhvillua në vilën Villa Aurelia që jepet me qera rreth 25,000 euro në ditë, me pamje panoramike të Romës.

FOTO GALERI
2/18
Grupi kishte bërë një turne me makinë rreth zonëve vreshtore italiane, ku një prej pronarëve kishte realizuar fotot.

Top Channel