Mbetet më i miri/ Observatori diellor 2300 vjeçar ua kalon atyre modernë!

28/07/2021 16:45

Observatorit diellor më të vjetër në kontinentin amerikan i është dhënë statusi i trashëgimisë botërore të Unesco-s.

Ai është cilësuar si “një kryevepër e gjenialitetit krijues njerëzor”. Rrënoja arkeologjike 2300-vjeçare Chankillo e cila shtrihet në një luginë të shkretëtirës në Perunë veriore, është një nga 13 vendet e reja globale që iu shtuan listës së monumenteve të kulturës.Trembëdhjetë kulla të rreshtuara në një kreshtë janë tipari më i njohur i zonës antike që daton midis 250 dhe 200 para erës sonë.

Kullat funksiononin si një kalendar duke përdorur ngritjen dhe  perëndimin e diellit për të shënuar jo vetëm ekuinoksat dhe solsticet, por edhe për të përcaktuar kohën e saktë të vitit brenda një ose dy ditësh. Iván Ghezzi, drejtori i programit për ruajtjen e Chankillos, i tha Guardian se “ky është i vetmi observator nga bota antike që njihet si kalendar i plotë vjetor diellor”.

“13 kullat e tij”, thotë arkeologu”, janë pozicionuar në mënyrë të tillë që përputhen saktësisht me lëvizjen e diellit gjatë gjithë vitit sezonal nga dy pika të përcaktuara shumë mirë” . Sipas tij, nuk ekziston dicka e dytë si kjo as në Amerikë, e askund tjetër në botë. Ghezzi theksoi se civilizimet e Perusë praktikonin astronominë më të sofistikuar të kohës.

Top Channel