Iraku regjistron numrin më të madh të rasteve të reja me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë

28/07/2021 21:05

Me 13.515 raste të reja të koronavirusit, Iraku regjistroi numrin më të madh të të infektuarve brenda një dite që nga fillimi i pandemisë.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, shifra e rasteve të reja është më e larta që nga marsi i vitit 2020.

Në Irak po ashtu janë shënuar 66 viktima të reja si pasojë e virusit, me çka numri i përgjithshëm i vdekjeve ka shkuar në 18.484.

Ndërkaq, deri më tani janë infektuar gjithsej 1.590.528 njerëz, prej të cilëve 1.437.759 janë shëruar.

Top Channel