Dëshmia/ Polici shpërthen në lot: Mendova se do të vdisja në Capitol!

28/07/2021 13:40

Katër efektivë policie dëshmuan me lot në sy para komisionit hetimor të Kongresit ku ofruan detaje mbi sulmin e një turme të zemëruar të mbështetësve të Presidentit të atëhershëm Donald Trump në Kapitol në 6 janar, në një përpjekje të pasuksesshme për të bllokuar certifikimin e fitores së demokratit Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Dy policë të Kapitolit dhe dy policë të qytetit të Uashingtonit thanë se kishin frikë për jetën e tyre ndërsa rreth 800 protestues sulmuan forcat e zbatimit të ligjit, i tallën ata me epitete racore dhe politike, u përleshën me policinë, i spërkatën ata me substanca kimike dhe u morën mburojat dhe pajisje të tjera.

Dhuna fizike që përjetuam ishte e tmerrshme dhe shkatërruese. Unë dhe kolegët e mi policë u goditëm pa mëshirë e u spërkatëm me kimikate që na dëmtuan sytë nga një turmë e dhunshme, e cila, na pa ne, zbatuesit e ligjit që si për ironi kemi për detyrë të mbrojmë qytetarin, si pengesën kryesore të përpjekjes së tyre për rebelim”, tha Aquilino Gonell.

Ai i 6 muajve më parë ishte sulmi më i rëndë në më shumë se dy shekuj mbi Kapitolin amerikan, që shihet si një simbol i demokracisë amerikane. Shtatë anëtarë demokratë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe dy ligjvënës republikanë të një komisioni të posaçëm hetimor dëgjuan dëshmitë. Gjatë seancës që zgjati tre orë e gjysmë, oficeri i Policisë së Kapitolit, Aquilino Gonell tha se “Kryengritësit më quajtën ‘tradhtar’, ‘turp (i vendit)’ dhe bërtitën që unë (një veteran i ushtrisë dhe oficer policie) duhet të ‘ekzekutohesha’,” duke e përshkruar përjetimin e asaj dite si diçka nga një fushëbetejë mesjetare.

Top Channel